Lushnja-1.jpg (1200×600)

Implementuar nga: People in Focus

Partner Lokal: Shoqata “LUSHNJA”

Vendi i zbatimit: Bashkia Lushnje

Objektivi i përgjithshëm:

Forcimi i rolit advokues dhe rojtar (watchdog) të qytetarëve për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike, në bashkinë Lushnje.

Objektivi specifik:

Qëllimi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i ofrimit të shërbimeve publike nëpërmjet forcimit të rolit advokues dhe rojtar(watchdog) të shoqërisë civile, veçanërisht në monitorim dhe vlerësim. Synohet krijimi i një mjedisi transparent dhe përmirësimi i llogaridhënies, duke ndikuar në uljen e korrupsionit dhe përmirësimin e ofrimit të shëbimeve publike.

Rezulatet e pritshme:

  • Rritja e ndërgjegjësimit dhe advokimi qytetar për shërbime publike më të mira.
  • Krijimi i një mjedisi transparent dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve.
  • Përmirësimin i ofrimit të shërbimeve publike dhe Reduktimi i kostove të shërbimeve për qytetarët.

Grupet e synuara :

Komuniteti lokal (nga projekti do përfitojnë të gjithë qytetarët e Lushnjes), grupet e marzhinalizuara, personat me aftësi të kufizuara, të varfërit, rezidentët rural, gratë, të rinjtë, etj. Grupi më i rëndësishëm janë të rinjtë ; drejtuesit dhe zyrtarët e Bashkisë Lushnje.

Aktivitetet kryesore :

  • Trajnime mbi qytetarinë aktive , advokim dhe lobim.
  • Analiza e shërbimve të ofruara nga bashkia Lushnje.
  • Matja e perceptimit qytetar mbi cilësinë e ofrimit të shërbimeve etj.

Ky projekt implementohet nga organizata People in Focus dhe mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *