Implementuar nga :

  1. Shoqata e përdoruesve te pyjeve dhe kullotave Has (SHPPK), Has
  2. Shoqata People in Focus, Tiranë (Partner)

Vendi i zbatimit : Bashkia Has, Kukës

Objektivi i përgjithshëm : Përmirësimi i performancës së qeverisjes lokale në ofrimin e shërbimeve publike cilësore

Objektivi specifik : Rritja e rolit të qytetarëve si rojtar (watchdog) në Bashkinë Has nëpërmjet angazhimit të tyre në monitorim dhe vlerësimin e shërbimeve publike.

 

Rezultatet e pritura :        

  1. Rritja e ndërgjegjësimit dhe angazhimit qytetar lidhur me shërbimet publike të ofruara në Bashkinë Has.
  2. Përmirësimi i aksesit në informacion të qytetarëve për çdo shërbim publik të ofruar nga bashkia.
  3. Promovimi i mirëqeverisjes në Bashkinë Has

Grupet e synuara :

Komuniteti lokal (nga ky projekt do përfitojnë të gjithë qytetarët e Bashkisë Has); grupet vulnerabël, personat me aftësi të kufizuar, të varfërit, qytetarët nga zonat rurale, gratë, të rinjtë, etj.

Grupi më i rëndësishëm janë të rinjtë e Bashkisë Has të cilët do të angazhohen përgjatë disa fazave të implementimit të projektit, gjithashtu edhe drejtuesit dhe zyrtarët e Bashkisë Has.

Aktivitet kryesore:

  • Trajnime mbi qytetarinë aktive , advokim dhe lobim
  • Analiza e shërbimeve të ofruara nga bashkia Has.
  • Matja e perceptimit qytetar mbi cilësinë e ofrimit të shërbimeve.
  • Krijimi i kartelave informvative për çdo shërbim etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *