Implementuar nga: People in Focus

Vendi i Zbatimit: Shkodër

Objektivi i përgjithshëm:

Përmirësimi i performancës së stafit administrativ në ofrimin e shërbimeve cilësore për përdoruesit/qytetarët.

Rezultatet e pritshme:

  • Vlerësimi i situatës aktuale të ofrimit të Shërbimeve Administrative në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, Gjykatën e Apelit Shkodër dhe Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.
  • Përmirësim i shërbimeve administrative të ofruara nga Gjykatat si rezultat i  rritjes së njohurive, transparencës dhe dhënien e rekomandimeve konkrete.
  • Ndërgjegjësimi i qytetarëve për të drejtat e tyre për marrjen e shërbimeve cilësore nga administrata e gjykatave.

 

Grupet e Synuara:

Përdoruesit e Shërbimeve të Gjykatave, Qytetarët, Grupet e Margjinalizuara, Të rinjtë

 

Ky projekt që zbatohet  nga organizata People in Focus është pjesë e skemës së granteve të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”,  financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Save the Children dhe Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *