Të rinj nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia morën pjesë në shkëmbimin rinor në Bitola, Maqedoni e Veriut.

Ata patën mundësinë të njiheshin me kulturën e njëri-tjetrit, atraksionet turistike, kulinarinë dhe më e rëndësishmja të formonin miqësi nga Ballkani Perëndimor.

Duke u fokusuar tek turizmi në vendet e tyre, 36 të rinj formuan ura komunikimi për të thyer paragjykimet dhe përfituan informacione mbi traditat e njëri tjetrit.

Gjithashtu, ata patën mundësinë të vizitonin qytetin e Ohrit ku gjetën të përbashkëta me historinë dhe arkitekturën e vendeve të tyre.

Për shkak se për shumë prej tyre ishte hera e parë që merrnin pjesë në shkëmbim rinor me të rinj nga Ballkani Perëndimor, u vu re ndryshimi i perceptimit dhe sjelljes kundrejt bashkëmoshatarëve të tyre.

People in Focus dhe partnerët mbështeten nga RYCO – Regional Youth Cooperation Office në kuadër të thirrjes së 4-të për projekt propozime dhe bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *