Implementuar nga: Younet Aps nga Italia

People in Focus nga Shqipëria

Social Youth Development KANE nga Greqia

Fundación General De La Universidad De Burgos nga Spanja

Open Data Kosovo nga Kosova

Ngo Training Center Taraba nga Mali i Zi

Vendi i Zbatimit: Bolonja, Tirana, Kalamata, Burgos, Prishtina, Podgorica

Kohëzgjatja: Janar 2022 – Dhjetor 2023

Objektivat:

– ngritja e kapaciteteve të organizatave që punojnë me të rinjtë jashtë edukimit formal në fushën e gamifikimit;

– të mbështesë zhvillimin e punës rinore në vendet partnere (vendet e Ballkanit Perëndimor) duke krijuar bashkëpunim dhe rrjetëzim për zhvillimin e projekteve të ardhshme

– rritja e sinergjive në edukimin formal dhe plotësimit duke zhvilluar një trajnim mbi metodat e gamifikimit që mund të përshtaten lehtësisht, edhe në mjedisin e arsimit formal

Rezultatet e Pritshme:

-Zhvillimi i njohurive dhe aftësive për përdorimin e metodave të gamifikimit në punën rinore nga 132 punonjës rinorë dhe trajnerë pjesëmarrës në Trajnimin e Trajnerëve dhe trajnimet lokale

– Inkurajimi për të sjellë risi në praktikat dhe metodat e përdorura në trajnime dhe aktivitete të tjera të punonjësve rinorë të përfshirë në zbatimin e trajnimeve lokale dhe aktiviteteve të tjera informuese

– 12 trajnerë do të trajnohen se si të zbatojnë kurse trajnimi dhe të kombinojnë edukimin ballë për ballë me atë virtual

– Nxitja e bashkëpunimit, shkëmbimit të njohurive dhe zhvillimit të kapaciteteve në fushën e gamifikimit dhe punës rinore midis organizatave partnere

– Nxitja e risive dhe ndërkombëtarizimi i organizatave rinore, veçanërisht të vendeve partnere nga rajoni i Ballkanit Perëndimor

Grupet e Synuara:

  • Punonjësit Rinorë
  • Stafi dhe Vullnetarët e Organizatave
  • Trajnerët, Edukatorët dhe Mësuesit

Ky projekt mbështetet nga programi Erasmus +, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *