Implementuar nga: People in Focus

Vendi i Zbatimit: Shkodër

Kohëzgjatja: Nëntor 2021 – Maj 2022

Objektivat:

– Rritja e ndërgjegjësimit për problemet aktuale mjedisore dhe efektet afatgjata që prekin komunitetin lokal

– Ngritja e kapaciteteve të të rinjve për të mbrojtur mjedisin e tyre dhe të nxisin pjesëmarrjen e komunitetit

– Rritja e rolit të të rinjve si qytetarë aktivë në komunitetin e tyre për të mbrojtur burimet natyrore që të jenë të qëndrueshme për brezat në vazhdim.

Rezultatet e Pritshme:

–  30 të rinj të moshës 18-30 vjeç të trajnuar kryesisht nga zonat e thella dhe periferike të Bashkisë Shkodër.

– 10 të rinj të identifikuar si “ambasadorë të të rinjve”, të inkurajuar dhe mbështetur për t’u bërë model pozitiv në komunitetin e tyre.

– Të paktën 20.000 të rinj të informuar online dhe offline për nismat e bashkëmoshatarëve të tyre në mbrojtjen e mjedisit.

Grupet e Synuara:

-Të rinjtë e Shkodrës

-Komuniteti lokal

 

Projekti “Rini Aktive për Komunitet të Gjelbër” mbështetet financiarisht nga European Youth Foundation i Këshillit të Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *