Implementuar nga: People in Focus

Vendi i Zbatimit: Tirana, Durrësi dhe Shkodra

Kohëzgjatja: Janar – Qershor 2021

Objektivi i përgjithshëm:

Fuqizimi dhe forcimi i rolit të të rinjve kundër ekstremizmit të dhunshëm në Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Gjithashtu, rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve në zonat urbane dhe rurale.

Rezultatet e Pritshme:

– Të informohen të rinjtë mbi fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm dhe efektet e tij

– Angazhimi i të rinjve në fushatën e ndërgjegjësimit për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm

– Rritja e ndërgjegjësimit tek qytetarët mbi rreziqet e ekstremizmit të dhunshëm dhe promovimi i vlerave dhe tolerancës

– Shpërndarja e mesazheve pozitive kundër ekstremizmit të dhunshëm

 

Grupet e Synuara:

– Të rinjtë nga Tirana, Durrësi dhe Shkodra

– Komunitetet lokale

– Qytetarët në zonat urbane dhe rurale

– Grupet vulnerabël

 

Ky projekt është i mbështetur në kuadër të projektit rajonal “Komunitetet të parat: krijimi i rrjetit të organizatave të shoqërisë civile për parandalimin dhe përballimin e ekstremizmit të dhunshëm – nga parandalimi në ri-integrim” i cili zbatohet nga Forumi MNE (Mal i Zi), në bashkëpunim me Qendrën për Nisma Ligjore Qytetare (Shqipëri), organizatën Hope and Homes for Children -Shpresa dhe shtëpitë për fëmijët (Bosnje dhe Hercegovinë), Partners Kosova – Center for Conflict Management (Kosovë), Center for Common Ground -Qendrën për bazë të përbashkët (Maqedonia e Veriut) dhe Cultural Center DamaD-Qendrën Kulturore DamaD (Serbi) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe të Ministrisë së administratës publike të Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *