People in Focus në kuadër të projektit “Active Youth = Better Society”, hap thirrjen për aplikime për aktivistë, studentë dhe të rinj nga bashkia Kamëz të cilët kanë dëshirë të marrin pjesë në trajnimin “Rini Aktive = Shoqëri më e Mirë”. Trajnimi ka si synim të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve për rolin e tyre si qytetarë aktiv në komunitetin e tyre, duke nxitur pjesëmarrjen e tyre aktive në problematikat që hasin në qytetin e tyre. Projekti mbështetet financiarisht nga European Youth Foundation i Këshillit Evropian.

Nëpërmjet këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre mbi aktivizimin qytetar, lobimin dhe advokasinë. Metodologjia e këtij trajnimi do të jetë interaktive me qëllim pjesëmarrjen sa më të madhe të të pranishmëve.

Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar duhet të jenë:

  • Të moshës 18-30 vjeç
  • Të jetë i/e ri/e të qytetit të Kamzës
  • Të jetë i motivuar për pjesëmarrje aktive gjatë trajnimit dhe follow up

 

Si të aplikoni?

Për të marrë pjesë në këtë trajnim, ju lutem na kontaktoni në adresën e email-it info@peopleinfocus.org  deri më datë 23 Tetor 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *