People in Focus në kuadër të projektit “Shërbime Administrative më të Mira për Qytetarët e Shkodrës”, bën thirrje për aplikime nga të rinj aktivistë, student dhe të rinj të cilët kanë dëshirë të kontribuojnë në komunitetin e tyre. Trajnimi “Aktivizimi Qytetar në Matjen e Performancës së Gjykatave Shkodër mbi Ofrimin e Shërbimeve Administrative Gjyqësore” ka si synim rritjen e kapaciteteve të të rinjve në përdorimin e instrumentave të matjes së performancës së gjykatave në ofrimin e shërbimeve cilësore për përdoruesit/qytetarët e saj.

Aktiviteti do të mbahet në qytetin e Shkodrës.

Nëpërmjet këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e aktivizimit qytetar. Metodologjia e këtij trajnimi do të jetë interaktive me qëllim pjesmarrjen sa më të madhe të të pranishmëve.

Të interesuarit mund të plotësojnë formën e aplikimit të publikuar në faqen e Facebook të People in Focus Albania ose të dërgojnë një CV në e-mailin info@peopleinfocus.org  deri në datë 23 Prill 2018. Aplikantët e suksesshëm do të njoftohen përmes emailit mbi përzgjedhjen për pjesmarrje në trajnim brenda datës 25 Prill 2018. Gjithashtu, aplikantët e përzgjedhur do t’ju mundësohet një axhendë e detajuar e trajnimit.

Ky aktivitet zhvillohet nga People in Focus në kudër të projektit “Shërbime Administrative më të Mira për Qytetarët e Shkodrës”, i cili është pjesë e skemës së granteve të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Save the Children dhe Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *