“People in Focus” në kuadër të projektit “NATO@10 Albania”, hap thirrjen për aktivistë, studentë dhe të rinj të cilët kanë dëshirë të mësojnë mbi Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), rolin e Shqipërisë në këtë organizatë si dhe të vizitojnë nga afër një bazë ushtarake/ish-bazë ushtarake në Shqipëri. Projekti mbështetet nga Public Diplomacy Division i NATO-s.

Nëpërmjet këtij workshop-i, pjesëmarrësit do të zhvillojnë njohuritë e tyre nëpërmjet edukimit jo-formal me qëllim pjesëmarrjen sa më të madhe të të pranishmëve.

Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar duhet të jenë:
• Të moshës 20-34 vjeç
• Të motivuar për pjesëmarrje aktive gjatë workshop-it dhe follow up
• Të gatshëm të vizitojnë një bazë ushtarake/ish-bazë ushtarake
• Të pranishëm në të dyja ditët e Workshop- it

Si të aplikoni?

Për të marrë pjesë në këtë workshop, ju lutem plotësoni formularin online të publikuar në rrjetet tona sociale deri më datë 31.05.2019. Nëse keni pyetje, ju lutem kontaktoni në adresën e email-it: info@peopleinfocus.org. Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen nëpërmjet e-mailit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *