People in Focus Albania organizoi Tryezën e Rrumbullakët në qytetin e Pukës në bashkëpunim me organizatën Levizja Rinore Pukë në kuadër të projektit “Angazhimi qytetar Pukë në përmirësimin e bashkëveprimit Polici – Komunitet”. Në këtë tryezë ishin pjesëmarrës përfaqësues të policisë, institucioneve vendore, përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarë dhe të rinj. Në këtë event u prezantua projekti dhe aktivitetet që priten të zhvillohen në Pukë. Pjesë e rëndësishme e axhendës ishin dhe diskutimet, ndarja e eksperiencave të qytetarëve mbi problematikat dhe sugjerime si mund të organizojmë aktivitete të tjera për të forcuar partneritetin midis policisë dhe qytetarit. Ky projekt mbështetet nga Swedish Program: “Strengthening Community Policing in Albania” – SCPA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *