
Emri i projektit: Formësojmë të ardhmen e Europës – SHINE
Numri i projektit: Erasmus-YOUTH-2024-CB-101183602
Partnerët: Foundation for Entrepreneurship, Culture and Education (Koordinator, Bullgaria), KulturLife GGMBH (Gjermani), Asociatia Europeana de Dezvoltare a Adultilor (Rumania), People in Focus (Shqipëria), Udruzenje Gradana Nesto Vise (Bosnia & Herzegovina), Novi Horizont (Mal i Zi).
Demokracia, të drejtat e njeriut dhe shteti i së drejtës janë bazat e këtij projekti europian. Në vitet e fundit, shoqëritë tona kanë pësuar sfida të ndryshme (pandemia e COVID-19, konfliktet e armatosura dhe kriza ekonomike). Këto procese kanë çuar në tensione të reja euroskeptike, tjetërsim dhe përhapje të dezinformatave, që kërcënojnë demokracitë tona. Sot, të rinjtë janë ekspozuar ndaj shumë më tepër kërcënimeve sesa vetëm disa vite më parë. Ata kanë nevojë për mbështetje, inkurajim dhe mjete të sakta për të marrë pjesë plotësisht në jetën demokratike të komuniteteve të tyre përmes zërave dhe opinioneve të tyre në lidhje me të ardhmen e Evropës.
Objektivat: Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të ngrejë kapacitetet e organizatave rinore për të përdorur mjete dhe praktika inovative që nxisin angazhimin e komunitetit të të rinjve në jetën publike. Konsorciumi do të arrijë qëllimet e projektit duke krijuar burime të reja të hapura edukative dhe mjete NFIL.(mësimi formal dhe jo formal) Partnerët nga Bullgaria, Gjermania, Rumania, Shqipëria, Bosnja & Hercegovina dhe Mali i Zi do të shkëmbejnë informacion dhe praktikat më të mira nga vendet e tyre, dhe do të zhvillojnë së bashku burime arsimore – disa podcast, mjete trajnimi për punonjësit rinorë dhe një lojë tavoline mbi demokracinë dhe pjesëmarrjen qytetare për të rinjtë. Partnerët do të ndërmarrin dhe zhvillojnë aktivitete për ngritjen e kapaciteteve, trajnime lokale dhe ndërkombëtare, fushata ndërgjegjësimi, evente informuese dhe një konferencë përfundimtare rinore.
Kohëzgjatja: 01-12-2024 – 30-11-2026