Implementuar nga: People in Focus
Vendi i Zbatimit: Bashkia Kamëz
Objektivi i përgjithshëm:
Rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve në qytetin e Kamzës për rolin e tyre në shoqëri, në procesin e vendimmarrjes, në kuptimin e mekanizmave institucionalë dhe ngritjen e kapaciteteve për të luajtur rol në procesin demokratik si qytetarë aktivë.
Rezultatet e Pritshme:
- Ndërgjegjësimi i të rinjve për rolin e tyre si qytetarë aktivë dhe zhvillimi i aftësive dhe njohurive për të vepruar dhe ndikuar në çështjet publike.
- Identifikimi, inkurajimi dhe mbështetja e të rinjve për të fuqizuar potencialin e tyre duke vepruar si model në komunitetin e tyre.
Grupet e Synuara:
- Të rinjtë e Bashkisë Kamëz
- Nxënësit e shkollave të mesme në zonat urbane dhe rurale të qytetit të Kamzës
Projekti ““Rini Aktive = Shoqëri më e Mirë” mbështetet financiarisht nga European Youth Foundation.