Nxënësit e Gjimnazi “Fuat Babani” Bilisht prezantuan ide inovative në Hackathonin “Child Hack Day”, organizuar nga People in Focus.
Angazhimi, motivimi dhe dëshira për të paraqitur ide inovative për të ndihmuar në eleminimin e diskriminimit dhe bullizmit tek të rinjtë dhe jo vetëm vendosi në vështirësi jurinë në përzgjedhjen e grupit fitues.
Ne urojmë që së shpejti punët e prezantuara të zhvillohen më tej dhe pse jo të konkretizohen.
Suksese të gjithë nxënësve.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri” zbatuar nga Council of Europe Office in Tirana dhe financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar