🎯Mbi 20 të rinj nga Shqipëria dhe disa vende të Bashkimit Evropian u angazhuan në ndërgjegjësimin e bashkëmoshatarëve të tyre në ruajtjen e mjedisit . 📌Ata ishin në zonën e liqenit të Prushit ku me iniciativë të People in Focus, mbështetur nga Leviz Albania nje projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, u dhuruan 100 pemë (platano platanoides) që pasurojnë këtë hapësirë natyrore .
Në mbështetje të aktivitetit, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Z.Andi Seferi vlerësoi iniciativën ndërsa garantoi zgjerimin e pyllëzimit në këtë zonë .
🆒People in Focus konsideron të rëndësishme dhënien e shembujve pozitivë qytetarëve dhe komunitetit lokal.
Jo vetëm ndërgjegjësimi i të rinjve për mjedisin, por edhe vëmendje më e shtuar e institucioneve ishte mesazhi që u përcoll në këtë aktivitet.