Në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi është i rëndësishëm edhe përmirësimi i shërbimeve administrative në gjykata, për të lehtësuar aksesin e qytetarëve.
People in Focus Albania organizoi dëgjesën publike në qytetin e Shkodrës, ku prezantoi gjetjet e raportit të monitorimit mbi Shërbimet Administrative në Gjykatat Shkodër.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Shërbime Administrative Gjyqësore më të Mira për Qytetarët e Shkodrës” pjesë e skemës së granteve të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, financuar nga European Union in Albania dhe zbatuar nga Save the Children in Albania dhe QSHPLI – Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara