People in Focus po zhvillon një sondazh dedikuar operatorëve turistikë. Nëpërmjet këtij pyetësori ne synojmë të mbledhim informacion mbi format inovatore të turizmit një nga të cilat është Workation (personat që punojnë nga një vend tjetër duke kombinuar pushimet me punën).
Qëllimi i pyetësorit:
- Identifikimin e shërbimeve/paketave të ofruara në Shqipëri për Workation
- Identifikimin e nevojave të operatorëve turistikë për zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve drejt ofrimit të paketave të dedikuara
- Nxitja e përmirësimit të paketave të operatorëve turistikë të bazuara tek workation
Ky pyetësor zhvillohet në kuadër të projektit “FRea – From Fictitious to Real Hotel Ideas For Innovative Forms of Tourism” i cili implementohet në Itali, Shqipëri dhe Mal të Zi, financuar nga Programi Interreg IPA South – Adriatic 2021-2027. Sondazhi po zhvillohet paralelisht në Shqipëri, Itali (në rajonin e Puglia dhe Molise) dhe Mal të Zi.
Të dhënat e ofruara do të përpunohen në mënyrë anonime dhe do të përdoren në formë të përmbledhur vetëm për qëllime statistikore.