Në 18 Prill morëm pjesë në workshopin e organizuar nga Universiteti i Salentos, në Lecce, Itali në kuadër të projektit tonë të përbashkët FRea “From Fictitious to Real hotel ideas for innovative forms of tourism”
Ekspertët e turizmit nga i gjithë rajoni dhe palët e interesuara u mblodhën për të diskutuar konceptin e ri inovativ të “Workation” që ndërthur punën dhe pushimet.
Drejtoresha Ekzekutive e People in Focus, Znj. Armelia Barci foli më gjerësisht për situatën aktuale të Shqipërisë në sektorin e turizmit dhe për mënyrat se si koncepti i “Workation” mund të sjellë përfitime të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në vend. Ajo theksoi se kjo formë e re e turizmit është një mundësi shumë e vlefshme që do të ndihmojë në diversifikimit të ofertës turistike duke tërhequr profesionistë dhe nomadë dixhitalë që kërkojnë të eksplorojnë vende të reja pa ndërprerë angazhimet e tyre profesionale.
Për më tepër, “Workation” mund të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e destinacioneve të pazbuluara në Shqipëri, në përfshirjen e komuniteteve lokale dhe në krijimin e mundësive të reja për bizneset e vogla, duke nxitur zhvillimin ekonomik dhe social në zonat që nuk janë prekur mjaftueshëm nga turizmi tradicional.
Kjo nismë zhvillohet nën Projektin FRea në kuadër të Interreg IPA South Adriatic (Italy-Albania-Montenegro) që është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Università del Salento Sviluppo Italia Molise SpA New Horizon NGO.