Pozicioni: Asistent/e dhe/ose Specialist/e Projektesh
Orari: Me kohë të pjesshme ose të plotë
Vendndodhja: Tiranë, i/e pranishme në zyrë
*Anglisht më poshtë
People in Focus shpall mundësinë për të aplikuar për pozicionin Asistent/e dhe/ose Specialist/e Projektesh për angazhim në menaxhimin dhe implementimin e projekteve të BE-së, si dhe në detyra të tjera administrative dhe pjesëmarrje në aktivitetet e organizatës.
KRITERET :
- Diplomë universitare (preferohet Master) në Menaxhim Projektesh, Ekonomi, Shkenca Sociale ose fusha të ngjashme;
- 2+ vite përvojë me projekte të financuara nga BE;
- Njohuri mbi procedurat dhe politikat e BE-së;
- Aftësi shumë të mira organizative, analitike dhe komunikimi;
- Aftësi të dëshmuara/ referenca për të punuar në një ekip ndërkombëtar dhe për të komunikuar me partnerë të huaj
- Përdorim i mirë i gjuhës angleze (gjuhë shtesë BE përbën avantazh);
- Njohuri në Excel, Google Workspace dhe mjete digjitale për menaxhim projektesh.
Aplikimi: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi deri më datën 08 Gusht 2025 në adresën e email info@peopleinfocus.org.
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistës do të kontaktohen.
People in Focus vlerëson dhe promovon diversitetin dhe përfshirjen, duke ftuar të gjithë individët, pa marrë parasysh fenë, etninë, gjininë apo orientimin, të aplikojnë. Ne jemi të përkushtuar për të krijuar një ambient pune të barabartë dhe pa diskriminim.
——————————————————————————————————————–
*English
Position: Project Assistant and/or Project Specialist
Working time: Part-time or Full-time
Location: Tirana, on-site
People in Focus is looking to hire a Project Assistant and/or Project Specialist to support the implementation of EU-funded projects, as well as assist with administrative tasks and participation in organizational activities.
Requirements :
- Familiarity with Excel, Google Workspace, and project management tools.
- University degree (Master’s preferred) in Project Management, Economics, Social Sciences, or related fields;
- 2+ years of experience with EU-funded projects;
- Knowledge of EU rules and procedures;
- Strong organizational, analytical, and communication skills;
- Proven ability to work in an international environment and communicate effectively with foreign partners in English, supported by previous references.
- Proficiency in English (additional EU language is an asset);
Application: Send your CV and a motivational letter to info@peopleinfocus.org
Subject line: Application – Project Position
Deadline: 08 August 2025
*Only shortlisted candidates will be contacted.
People in Focus Albania embraces diversity in its hiring, welcoming individuals of all religions, ethnicities, genders, and orientations to apply.