Matrica e Vlerësimit – Projekti PIVOT

✔️Pas 4 trajnimesh të suksesshme me pjesëmarrësit tanë të motivuar, duam t’ju prezantojmë me Matricën e Vlerësimit. Një mjet që i ndihmoi të rinjtë të vlerësojnë programet e kandidatëve në Zgjedhjet Europiane të vitit 2024, dhe që do ta përdorim për Zgjedhjet Shqiptare të vitit 2025. Ky rrjet përqendrohet në tre tema shumë të rëndësishme aktualisht në botë:
⛅Ndryshimet Klimatike
♀️Barazia Gjinore
🗺️Migracioni

Çdo temë përmban propozime për të parë se sa të përfshirë janë kandidatët në zgjidhjen e këtyre çështjeve të rëndësishme. Krijimi i këtij mjeti synon të angazhojë të rinjtë dhe të nxisë dialogun me kandidatët për eurodeputet dhe politikëbërësit . Shkarkojeni më poshtë në anglisht ose shqip.

Skip to content