Trajnim i Punonjësve Rinorë për Sipërmarrjen Sociale – Projekti EPIC

People in Focus organizoi një trajnim dy ditor mbi Sipërmarrjen Sociale për punonjësit rinorë në Tiranë, , në Shtator. 💡

Trajnimi mblodhi një grup të larmishëm punonjësish rinorë, mësuesish dhe sipërmarrësish të interesuar për të eksploruar se si inovacioni social mund të nxisë ndryshimin.

Përmes interaktivitetit, pjesëmarrësit eksploruan konceptin e sipërmarrjes sociale, kornizën EntreComp dhe vetë aftësitë e një sipërmarrësi social, nga udhëheqja dhe inovacioni deri tek inteligjenca emocionale.

Së bashku, ata mësuan, ndanë dhe reflektuan se si t’i shndërrojnë idetë në ndikim të qëndrueshëm! 💪

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit Qytetaria Sipërmarrëse për Ndryshim Social, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Erasmus+.

Sëbashku me :  CARDET🇨🇾 , KMOP🇬🇷 , People in Focus Albania🇦🇱 , INNOVADE 🇨🇾Sarajevo Meeting of Cultures / Sarajevo Susret Kultura🇧🇦 , and PEN – Peer Educators Network🇽🇰

Skip to content