🌍 𝗣𝗲𝗼𝗽𝗹𝗲 𝗶𝗻 𝗙𝗼𝗰𝘂𝘀 në 𝗣𝗮𝗿𝗶𝘀!
Në tetor, People in Focus pati kënaqësinë të merrte pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar në kuadër të projektit PIVOT në Paris. Ky projekt është një iniciativë e hershme që vërteton se të rinjtë nxisin ndryshime të vërteta dhe se çdo zë ka rëndësi. 💬
Konferenca shqyrtoi temat kryesore që tregojnë më tepër mbi angazhimin e të rinjve në të gjithë Europën, duke përfshirë:
🌱 Pjesëmarrja e të rinjve dhe angazhimi qytetar në BE
🌍 Përfshirja e refugjatëve dhe migrantëve të rinj
🤝 Përfshirja e të rinjve nga komunitete të margjinalizuara
Nga diskutimet frymëzuese në panel dhe një ndërhyrje kulturore moderne, eventi pati në fokus të rinjtë, përfshirjen dhe bashkëpunimin.
Përfaqësuesja jonë nga People in Focus, gjithashtu ndau njohuri nga Shqipëria, duke theksuar rëndësinë e krijimit të strukturave mbështetëse që fuqizojnë të rinjtë për të marrë role udhëheqëse. 💪








Ky event është organizuar nga People in Focus në kuadër të projektit PIVOT – ‘’Rinia Promovon Voten e Informuar’’, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian nëpërmjet programit Erasmus +.
@peopleinfocusalbania@fea.association , @cesie.ets , @saveagirlsaveageneration


