Workshop mbi Pilotimin e Paketës së Mjeteve për Të Rinjtë mbi Sipërmarrjen Sociale- Projekti EPIC

💡 Workshop-i epicproject.eu i rradhës vazhdoi me energjinë dhe kreativitetin e TË RINJVE!

Këtë herë pilotuam Paketën e Mjeteve për të Rinjtë mbi Sipërmarrjen Sociale, duke vënë në qendër platformën digjitale inovative të zhvilluar në kuadër të projektit. 🌍

Të rinjtë patën mundësinë ta eksploronin, të testonin modulet e saj dhe të mësonin më shumë mbi zhvillimin e një ideje biznesi, menaxhimin, marketingun dhe qëndrueshmërinë — duke ndarë njëkohësisht ide e sugjerime të vlefshme për përmirësimin e platformës. 💬✨

Ky aktivitet u financua nga Bashkimi Evropian 🇪🇺 në kuadër të programit Erasmus+

Sëbashku me : @cardetngo 🇨🇾 , @kmop_org 🇬🇷 , @peopleinfocusalbania 🇦🇱 , INNOVADE 🇨🇾, @sarajevomeetingofcultures 🇧🇦 , dhe @peereducators 🇽🇰

Skip to content