People in Focus fton shkollat e mesme në Shqipëri të bëhen pjesë e projektit AI EDU SEA, një iniciativë ndërkombëtare që ndërthur inteligjencën artificiale, edukimin mjedisor dhe njohuritë për detet, me synimin për të fuqizuar brezin e ri drejt një të ardhmeje të qëndrueshme.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Interreg VI-A IPA South Adriatic 2021–2027 dhe zhvillohet në partneritet me institucione shkencore e arsimore nga Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi.
Çfarë ofron projekti për shkollat pjesëmarrëse?
- Përfshirje në Living Labs edukativë me fokus në AI dhe Mjedisin Detar
- Akses në mjete digjitale dhe chatbot edukativ shumëgjuhësh
- Trajnime dhe asistencë për mësuesit e përfshirë
- Pjesëmarrje në rrjetin Blue & AI Literate Schools
- Mundësi bashkëpunimi ndërkufitar dhe shkëmbimi përvojash
Ky projekt synon të zhvillojë mendim kritik, aftësi digjitale dhe ndërgjegjësim ekologjik, duke ndërtuar ura midis shkollës, teknologjisë dhe detit, në shërbim të një komuniteti më të informuar dhe më të përgjegjshëm. Klikoni butonin më poshtë për të lexuar më shumë mbi projektin.
Partnerët e projektit
Koordinator: Jonian Dolphin Conservation (Itali)
Partnerë: CNR-STIIMA, CoNISMa, Bashkia e Kotorit, People in Focus, CDDI
Shprehni interesin tuaj në adresën e emailit: peopleinfocusalbania@gmail.com
Le të ndërtojmë një brez të aftë të kuptojë detin, teknologjinë dhe të ardhmen.
Behu pjesë e AI EDU SEA.



