28 të rinj morën pjesë në shkëmbimin rinor në Kragujevac,Serbi në kuadër të projektit “Si të organizojmë shkëmbime rinore ndërkombëtare” .
Qëllimi i këtij shkëmbimi rinor ishte të përfitonin aftësi komunikimi ndërkulturor, të mësonin të punonin në grup dhe të zgjeronin njohuritë e tyre se si të përdorin metoda për vlerësimin e projekteve.
Të rinjtë nga Shqipëria, Ukraina, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Gjermania fituan eksperiencë të re, miqësi të reja, njohuri të reja dhe më e rëndësishmja mësuan mbi kulturën dhe traditat e gjithësecilit.
Ky projekt është i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian, në kuadër të programit Erasmus +.