Implementuar nga: People in Focus
Vendi i Zbatimit: Shkodër
Kohëzgjatja: Nëntor 2021 – Maj 2022
Objektivat:
- Rritja e ndërgjegjësimit për problemet aktuale mjedisore dhe efektet afatgjata që prekin komunitetin lokal
- Ngritja e kapaciteteve të të rinjve për të mbrojtur mjedisin e tyre dhe të nxisin pjesëmarrjen e komunitetit
- Rritja e rolit të të rinjve si qytetarë aktivë në komunitetin e tyre për të mbrojtur burimet natyrore që të jenë të qëndrueshme për brezat në vazhdim.
Rezultatet e Pritshme:
- 30 të rinj të moshës 18-30 vjeç të trajnuar kryesisht nga zonat e thella dhe periferike të Bashkisë Shkodër.
- 10 të rinj të identifikuar si “ambasadorë të të rinjve”, të inkurajuar dhe mbështetur për t’u bërë model pozitiv në komunitetin e tyre.
- Të paktën 20.000 të rinj të informuar online dhe offline për nismat e bashkëmoshatarëve të tyre në mbrojtjen e mjedisit.
Grupet e Synuara:
- Të rinjtë e Shkodrës
- Komuniteti lokal
Projekti “Rini Aktive për Komunitet të Gjelbër” mbështetet financiarisht nga European Youth Foundation i Këshillit të Evropës.