Implementuar nga: Foundation for Entrepreneurship, Culture and Education nga Bullgaria
People in Focus nga Shqipëria
Entrepreneurship and Social Economy Group nga Greqia
Euro Sud nga Italia
East & West Center For Sustainable Development nga Jordania
Maat For Peace, Development And Human Rights nga Egjipti
L’Association Euro-mediterraneenne Des Echanges, Volontariats,
Evenements nga Tunizia
Vendi i Zbatimit: Bullgaria, Egjipti, Greqia, Italia, Jordania, Shqipëria dhe Tunizia
Kohëzgjatja: Shkurt 2022 – Janar 2024
Objektivat:
- Për të përmirësuar njohuritë dhe kapacitetin e organizatave rinore për të promovuar edukimin mediatik dhe aftësitë digjitale ndërmjet të rinjve si një mënyrë për tu angazhuar në komunitet dhe për pjesëmarrje aktive në jetën demokratike në komunitetin e tyre;
- Për të nxitur bashkëpunim e ndërsjelltë dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën punës rinore për të luftuar lajmet e rrema dhe keqinformimin;
- Për të suportuar zhvillimin cilësorë të punës rinore nëpërmjet zbatimit të materialeve të trajnimit mbi mendimin kritik, edukim mediatik, aftësitë digjitale, aftësitë e udhëheqjes, vetë-reflektimin dhe angazhimin e të rinjve dhe punonjësve rinorë.
Aktivitetet e Planifikuara:
- Seminari i Punonjwsve Rinorw: një aktivitet përgatitor si trajnim fillestar për punonjwsit rinorë
- Materialet e trajnimit të Gazetarisë Qytetare: zhvillimi i burimeve tw hapura arsimore të projektit: kurs online, paketë trajnimi (toolkit) dhe udhëzues.
- Trajnim pilotues: ngritja e kapaciteteve të punonjësve rinorë nga vendet partnere dhe zhvillimi i trajnimeve lokale në të gjitha vendet ku zhvillohet projekti
- Akademia dhe Konkursi Ndërkombëtar
- Evente për të rritur ndërgjegjësimin mbi temat e projektit (aftësitë e edukimit mediatik, luftimi i lajmeve të rreme dhe dezinformimit, pjesëmarrja aktive e të rinjve përmes teknologjive të reja mediatike)
Grupet e Synuara:
- Të rinjtë
- Punonnjësit rinorë
- Organizatat Rinore
- Palë të interesuara
Ky projekt mbështetet nga programi Erasmus +, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.