People in Focus prezantoi projektin e financuar nga Bashkimi Europian, VET, Realitet Virtual, në Panairin Future2Tech 2025 në Tiranë — një ngjarje frymëzuese që mblodhi bashkë edukatorë, inovatorë dhe institucione që po formësojnë të ardhmen dixhitale të arsimit, punësimit dhe industrive të ndryshme.
🎮 Përmes një demonstrimi praktik të Realitetit Virtual, projekti VRinVET tregoi se si kjo teknologji mund të sjellë një përmbysje pozitive në arsimin profesional, duke e bërë procesin e të nxënit më tërheqës, gjithëpërfshirës dhe të lidhur ngushtë me praktikën.
Në këtë nismë, People in Focus, Kolegji Universitar Luarasi dhe Agjencia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi bashkuan forcat për të fuqizuar brezin e ri me aftësitë që kërkon e ardhmja.











