Qytetarët e zonave rurale dhe jo vetëm si dhe profesionistët e fushës së drejtësisë, të cilët kanë pasur ndërveprim me gjykatat e Shkodrës u mblodhën për të diskutuar në 3 Grupe të Fokusuara të organizuara nga People in Focus Albania.
Pjesëmarrësit shprehën problematikat e hasura dhe eksperiencat e tyre mbi shërbimet administrative gjyqësore të këtyre gjykatave. Gjithashtu, ata dhanë sugjerimet e tyre mbi zgjidhjet e mundshme drejt përmirësimit të situatës.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Shërbime Administrative Gjyqësore më të Mira për Qytetarët e Shkodrës” pjesë e skemës së granteve të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Save the Children in Albania dhe QSHPLI – Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara