Hackathon 2 ditor për nxënësit e shkollave 9 vjeçare në Elbasan

🆕People in Focus organizoi Hackathon 2 ditor për nxënësit e shkollave 9-vjecare “Jeronim de Rada“, “Imelda Lambertini” dhe “Shkolla Shushicë” në Elbasan.
🆙Nxënësit u angazhuan duke konceptuar website/aplikacione dhe ide inovatore për të ndihmuar në promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe eleminimin e diskriminimit/bullizmit.
Disa nga idetë u fokusuan tek:
✅Diskriminimi Gjinor
✅Roboti Terapeutik
✅Të ngremë zërin për të bullizuarit
✅Njihuni me të drejtat e fëmijëve
✅Dhënia e ndihmës psiko-sociale
🏆Ne i urojmë suksese 🥇grupeve fituese dhe falenderojmë të gjithë nxënësit për punën e tyre dhe dedikimin.

Këto aktivitete u zhvilluan në kuadër të projektit “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri” zbatuar nga Council of Europe Office in Tirana dhe financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).

Skip to content