Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kush Jemi

RRETH NESH

“People in Focus” është një organizatë e pavarur , jo-qeveritare, jo-politike krijuar në 2014. Qëllimi yne është të luajmë një rol veçanërisht të rëndësishëm si promovues dhe nxitës, për të krijuar hapësira politike dhe sociale për bashkëpunim,bazuar ne vlera si besimi , shërbimi dhe e mira e përgjithshme. “Kauza kryesore e punës sonë është rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve për mënyrën e ofrimit të shërbimeve ndaj tyre si dhe përfshirja e tyre në analizim, monitorim dhe vlerësim në nivel lokal dhe në sistemin gjyqësor. Ne kërkojmë që vetë qytetarët të veprojnë për çështjet që ndikojnë në jetën e tyre. Duke advokuar për ndryshimin e praktikave ekzistuese duam të shndërrohemi në një ndërmjetës të besueshëm të qytetarëve tek institucionet përkatëse për ndryshime të vogla por me impakt të madh duke përmirësuar shërbimet, rritur përgjegjshmërinë dhe reduktuar hapësirat për korrupsion duke përmirësuar në këtë mënyrë jetën e qytetarëve”

Integriteti , vendosmëria, besueshmëri.

Transparenca, llogaridhënia

Përgjegjshmëria

VIZIONI

NE jemi njerëzit, Qytetarët

MISIONI

Aspirata jonë është të shprehim shqetësimet e qytetarëve, të rrisim llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë e institucioneve, të nxisim sensin e komunitetit, të adresojmë nevojat e paplotësuara, dhe si rezultat, të arrijmë rritjen e mirëqënies. Shoqëria gjithmonë do të ketë nevojë për organizata të pavarura dhe individë që veprojnë si vëzhgues( watchdog), kujdestarë etikë dhe advokues të personave të marxhinalizuar. Shoqëria civile, në të gjitha format e saj, ka një rol të rëndësishëm në rritjen e përgjegjshmërisë sociale në nivelet më të larta. Ne synojmë të shtrijmë ndikimin tonë në zonat e varfra dhe të largëta, për të identifikuar nevojat e tyre lokale, për të promovuar pjesëmarrjen. Duke shftrytezuar burimet e tyre njerëzore , të bëjmë të mundur ndërgjegjësimin lidhur me konceptet e përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Qëllimi ynë është të luajmë një rol veçanërisht të rëndësishëm si promovues dhe nxitës, për të krijuar hapësira politike dhe sociale për bashkëpunim,bazuar në vlera si besimi, shërbimi dhe e mira e përgjithshme.

Skip to content