🌟 Të votojmë në mënyrë të informuar🗳️
Projekti ynë Erasmus+ “PIVOT – Youth promoting informed vote” nisi me një mbledhje partnerësh në #Paris 🇫🇷 dhe shënon fillimin e një udhëtimi emocionues. Të udhëhequr nga Femmes Entraide & Autonomy - FEA, Francë në bashkëpunim me People in Focus Albania, CESIE Itali, Save a Girl Save a Generation ONGD Spanjë, ne po përgatitemi për të përforcuar zërat e të rinjve, për të nxitur qytetarinë gjithëpërfshirëse dhe për të formësuar politika transparente. Ndiqni udhëtimin tonë! 🗳️💫
Aplikimet janë të hapura për t'u përfshirë për të rinjtë 18-25 vjeç. Aplikoni në këtë link https://forms.gle/hE2vqP4Y8Psn6KsY7
Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të programit Erasmus+ .