Më 9 dhjetor 2016, Ambasadori i Ambasadës së SH.B.A-së në Tiranë, Z. Donald Lu mori pjesë në aktivitetin e hapjes së Programit “Roli mbikqyrës dhe advokues i shoqërisë civile”.
Mesazhi i përçuar nga People in Focus në këtë aktivitet :
“Ne jemi Njerëzit, Qytetarët. Në këto 25 vite pluralizëm, të gjthë kemi dëgjuar apo provuar për eksperienca korruptive nga më të cuditshmet kur përballemi me zyrat e shtetit.
“Qytetari në focus”, “transparencë”, “mirëqeverisje”, “luftë kundër korrupsionit” “administrata në shërbim të qytetarit”; etj. janë fjalë që i dëgjojmë shpesh por na duken gjithnjë e më shumë si fjalë boshe.
Ne vëmë Njerëzit në FoKus, duke u përpjekur t’u japim vlerë këtyre fjalëve përmes nxitjes së pjesemarrjes qytetare në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike si një nga mënyrat më të mira për të ulur korrupsionin, rritur llogaridhënien dhe mirëqeverisjen.”