Implementuar nga: Sofia Energy Centre (SEC) nga Bullgaria
People in Focus nga Shqipëria
Dhoma Kombëtare e Zejtarisë nga Shqipëria
European Labour Institute – ELI nga Bullgaria
Chamber of Installation Specialists – CISB nga Bullgaria
TANIQ nga Armenia
Energy Efficiency Centre Georgia (EECG) nga Gjeorgjia
Sustainable Development and Environment Association (Sudeas) nga Turqia
National University of Life and Environmental Sciences of Ukraine (NUBIP) nga Ukraina
Vendi i Zbatimit: Armeni, Bullgari, Turqi, Shqipëri dhe Ukrainë
Kohëzgjatja: Janar 2023 – Dhjetor 2024
Objektivi Kryesor:
Objektivi kryesor i projektit VET4GSEB është të transferojë përvojën dhe praktikat e mira në fushën e arsimit dhe formimit profesional nga vendet evropiane (Bullgaria dhe Turqia) tek vendet e tjera pjesëmarrëse në projekt, përkatësisht Shqipëria, Ukraina, Armenia dhe Gjeorgjia. Synimi është që ofruesit e AFP-së të pajisen me materiale trajnimi, zgjidhje të përshtatura sipas nevojave, mjete dhe udhëzues në mënyrë që t’u mundësojë atyre të përditësojnë dhe përmirësojnë programet dhe praktikat e tyre të trajnimit.
Rezultatet e pritshme:
- Përsirësimi i aftësive të gjelbërta, dixhitale, të buta dhe pedagogjike të mësuesve dhe trajnerëve të AFP-së nëpërmjet trajnimeve të dedikuara. Rritja e njohurive të tyre në lidhje me zgjidhjet teknike të reja për instalimet eletrike inteligjente dhe sistemeve FV në ndërtesa.
- Të nxitet përafrimi midis profileve të AFP-së dhe strategjive dhe prioriteteve kombëtare lidhur me elektricitetin inteligjent dhe sistemeve FV në ndërtesa,
- Integrimi i mësuesve/ trajnerëve, studentëve të AFP-së dhe menaxherëve të kompanive në projektimin e materialeve trajnuese përmes përfshirjes së kompanive të ndërtimit dhe të energjisë së Rinovueshme nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në projekt;
- Nxitja e bashkëpunimit midis rajoneve të ndryshme të Evropës nëpërmjet iniciativave të përbashkëta dhe krijimit të një rrjeti duke përfshirë edhe një platformë rrjetëzimi;
Grupet e Synuara:
- Ofruesit e AFP-së
- Politikëbërësit
- Studentët e AFP-së
- Përfaqësuesit e Organizatave
- Kompanitë
- Publiku
Ky projekt mbështetet nga programi Erasmus +, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.