Si pjesë e projektit PIVOT, konsorciumi i projektit ka publikuar një modul edukativ mbi temën “Bashkimi Europian: Roli dhe Institucionet e Tij.” Ky modul ofron njohuri të vlefshme mbi Bashkimin Europian, funksionet e tij dhe institucionet kryesore. Ai përfshin gjithashtu lojëra edukative joformale, të krijuara për të ndihmuar trajnerët të organizojnë workshop-e angazhuese. Këto workshop-e synojnë të edukojnë pjesëmarrësit në mënyrë interaktive mbi rëndësinë e BE-së, duke nxitur ndërgjegjësim dhe përfshirjen aktive në jetën qytetare europiane. Ky modul shërben si një burim thelbësor për fuqizimin e të rinjve me njohuri mbi BE-në dhe ndikimin e saj në jetën e tyre të përditshme.

Klikoni butonin më poshtë për të shkarkuar dhe lexuar këtë modul :
Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të programit Erasmus+ sëbashku me partnerët tanë @fea.association Francë, @cesie.ets Itali dhe @saveagirlsaveageneration Spanjë