Në kuadër të projektit PIVOT, organizata People in Focus ka publikuar një modul edukues me temë “Ndryshimet Klimatike”. Ky modul ofron informacione të vlefshme mbi ndryshimet klimatike dhe përmban lojëra mësimore të bazuara në metoda të edukimit joformal. Qëllimi i këtij moduli është t’i ndihmojë trajnerët dhe edukuesit të zhvillojnë workshop-e efektive dhe dinamike, duke edukuar pjesëmarrësit në mënyrë ndërvepruese dhe tërheqëse mbi këtë temë. Moduli është një burim i rëndësishëm për rritjen e ndërgjegjësimit dhe përfshirjen aktive të të rinjve në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Më poshtë mund të shkarkoni këtë modul në dy gjuhë.
Anglisht : Moduli 4 – Ndryshimet Klimatike
Shqip : Moduli 4 – Ndryshimet Klimatike
Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të programit Erasmus+ sëbashku me partnerët tanë @fea.association Francë, @cesie.ets Itali dhe @saveagirlsaveageneration Spanjë