Pyetësor mbi përfshirjen sociale të të rinjve nëpërmjet sportit

Organizata “People in Focus” dhe “Shoqata Shqiptare e Shkencave Sportive” po zhvillojnë projektin “Universal Sports for Social Impact”, i cili synon të përdorë sportin si mjet për zhvillimin personal, përfshirjen sociale dhe promovimin e shëndetit, veçanërisht tek fëmijët dhe të rinjtë.

Qëllimi i këtij pyetësori është:

  • Vlerësimi i moduleve të SAM (Sport Academy Methodology) mbi sportin dhe ndikimn e tij social
  • Identifikimi i moduleve më të përhapura dhe më me impakt në Shqipëri
  • Përmirësimi dhe përshtatja e moduleve sipas nevojave reale të trajnerëve dhe institucioneve sportive në Shqipëri

Ftojmë:

🏟️ Klube sportive lokale

🏅 Federata kombëtare dhe organet drejtuese

🏫 Shkolla dhe institucione arsimore

🤝 OJQ me fokus sportin

Shfletoni këtu Modulet e SAM dhe plotësoni pyetësorin në linkun: Kliko këtu për pyetësorin

📌 Plotësimi i pyetësorit merr vetëm disa minuta, por kontributi juaj do të ndihmojë që këto module të jenë sa më gjithëpërfshirëse, funksionale dhe me ndikim në praktikë.

Ky pyetësor zhvillohet në kuadër të projektit ““Universal Sports for Social Impact” i cili implementohet në Hungari, Itali, Portugali, Shqipëri, Kosovë dhe Mali i Zi, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.

Skip to content