Emri i projektit: Entrepreneurial Citizenship for Social Change – EPIC
Partnerët :
CARDET (Qipro, lead partner)
KMOP EIH (Greqi)
PIF (Shqipëri)
Innovade (Qipro)
SMOC (Bosnjë dhe Herzegovinë)
PEN (Kosovë)
Vendi i zbatimit: Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Herzegovinë
Numri i projektit : 101131326 — EPIC — ERASMUS-YOUTH-2023-CB
Projekti EPIC njeh rëndësinë e Qytetarisë Aktive në nxitjen e ndryshimeve shoqërore dhe adresimin e sfidave sociale. Nëpërmjet projektit, punonjësit rinorë dhe të rinjtë në Ballkanin Perëndimor do të fuqizohen për të identifikuar çështjet sociale dhe për të zhvilluar ide për ndërmarrjet sociale. EPIC synon të bashkojë parimet e qytetarisë aktive dhe sipërmarrjes sociale për të udhëhequr dhe mbështetur të rinjtë në transformimin e ideve të tyre në biznese me ndikim, duke krijuar kështu mundësi domethënëse punësimi dhe duke adresuar sfidat shoqërore.
Objektivat
- Ngritja e Kapaciteteve: Krijimi i burimeve edukative për të forcuar organizatat rinore në fushën e sipërmarrjes sociale në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe Kosovë.
- Fuqizimi i të Rinjve: Të edukosh dhe t’i mundësosh të rinjve të zhvillojnë dhe menaxhojnë sipërmarrjet sociale.
- Trajnimi i Punonjësve Rinorë: Rritja e aftësive të punonjësve rinorë dhe organizatave për të promovuar pjesëmarrjen aktive dhe sipërmarrjen sociale.
- Rritja e Ndërgjegjësimit: Rritja e ndërgjegjësimit për çështje sociale kyçe dhe ndikimi i sipërmarrjeve sociale në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
- Struktura Mbështetjeje: Vendosni bazat për zhvillimin e një strukture mbështetjeje për rinjtë për t’u angazhuar aktivisht në fushën e sipërmarrjes sociale.
- Zhvillimi i Ekosistemit: Ndërtimi i një ekosistemi për sipërmarrjejen sociale në vendet e zbatimit.
Rezultatet e pritshme
- Nxitja e bashkëpunimit në rajone të ndryshme të botës përmes iniciativave të përbashkëta;
- Ngritja e kapaciteteve të organizatave që punojnë me të rinjtë jashtë mësimit formal
- Mbështetja e zhvillimit të punës së të rinjve;
- Nxitja e aktiviteteve të të mësuarit joformal, me synimin për të përmirësuar nivelin e kompetencave duke siguruar pjesëmarrjen aktive të të rinjve në shoqëri
- Raport Kombëtar dhe Transnacional mbi Sipërmarrjen Rinore dhe Sociale në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë.
- Manuali Train the Trainers – Kurrikula mbi Sipërmarrjen Sociale.
Kohëzgjatja: 24 muaj 2023-2025