People in Focus zhvilloi tryezën publike ku u prezantua “Raport Vlerësimi i Gjendjes Aktuale të Mjediseve Natyrore në Tiranë – Liqeni i Bovillës, Liqeni i Fjollës, Liqeni i Kasharit, Liqeni i Kusit dhe i Prushit”.
Të pranishëm në këtë event ishin përfaqësues të pushtetit lokal, të rinjtë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë u angazhuan se disa nga rekomandimet do të implementohen dhe gjetjet do të mbahen parasysh për të ndryshuar gjendjen aktuale të këtyre mjediseve natyrore.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Për Tiranën Time! – Aktivizim për mjedise natyrore më të mira” mbështetur nga Leviz Albania , një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.