Rini Aktive = Shoqëri Më e Mirë

Implementuar nga: People in Focus

Vendi i Zbatimit: Bashkia Kamëz

Objektivi i përgjithshëm:

Rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve në qytetin e Kamzës për rolin e tyre në shoqëri, në procesin e vendimmarrjes, në kuptimin e mekanizmave institucionalë dhe ngritjen e kapaciteteve për të luajtur rol në procesin demokratik si qytetarë aktivë.

Rezultatet e Pritshme:

  • Ndërgjegjësimi i të rinjve për rolin e tyre si qytetarë aktivë dhe zhvillimi i aftësive dhe njohurive për të vepruar dhe ndikuar në çështjet publike.
  • Identifikimi, inkurajimi dhe mbështetja e të rinjve për të fuqizuar potencialin e tyre duke vepruar si model në komunitetin e tyre.

Grupet e Synuara:

  • Të rinjtë e Bashkisë Kamëz
  • Nxënësit e shkollave të mesme në zonat urbane dhe rurale të qytetit të Kamzës

 

Projekti ““Rini Aktive = Shoqëri më e Mirë” mbështetet financiarisht nga European Youth Foundation.

Skip to content