✅Sot u organizua një sesion informues me studentët e Universitetit Epoka.
🔎U prezantuan rezultatet e anketës rajonale mbi perceptimin e të rinjve për turizmin në Ballkanin Perëndimor.
🎯Për më tepër, të rinjtë që kishin marrë pjesë në shkëmbimet rinore në kuadër të projektit “WB Tourism through the lens of youth” ndanë përvojën e tyre në aktivitetet rajonale që u zhvilluan me bashkëmoshatarët e tyre.
💬Studentët shkëmbyen idetë e tyre mbi veprimet që duhet të ndërmerren për të promovuar turizmin në Ballkanin Perëndimor.
Falenderojmë Universitetin Epoka për mbështetjen në këtë aktivitet.
People in Focus dhe partnerët e tij mbështeten nga Regional Youth Cooperation Office – RYCO në kuadër të Thirrjes së 4-të të Hapur për Propozime Projektesh të bashkëfinancuar nga #EuropeanUnion.