Implementuar nga: People in Focus
Vendi i Zbatimit: Shkodër
Objektivi i përgjithshëm:
Përmirësimi i performancës së stafit administrativ në ofrimin e shërbimeve cilësore për përdoruesit/qytetarët.
Rezultatet e pritshme:
- Vlerësimi i situatës aktuale të ofrimit të Shërbimeve Administrative në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, Gjykatën e Apelit Shkodër dhe Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.
- Përmirësim i shërbimeve administrative të ofruara nga Gjykatat si rezultat i rritjes së njohurive, transparencës dhe dhënien e rekomandimeve konkrete.
- Ndërgjegjësimi i qytetarëve për të drejtat e tyre për marrjen e shërbimeve cilësore nga administrata e gjykatave.
Grupet e Synuara:
Përdoruesit e Shërbimeve të Gjykatave, Qytetarët, Grupet e Margjinalizuara, Të rinjtë
Ky projekt që zbatohet nga organizata People in Focus është pjesë e skemës së granteve të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Save the Children dhe Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.