Emri i projektit: Demonstrating innovative pathways addressing water and soil pollution in the Mediterranean Agro-Hydro-System – PATH4MED
Numri i projektit : 101156867
Partnerët : 26 shtete partnere ku midis tyre janë Universitete, Qendra Kërkimore , OJF dhe Kompani
Vendi i zbatimit : 26 shtetet partnere midis tyre Danimarkë, Norvegji, Spanjë, Portugali, Shqipëria, Ukrainë,Gjermani, Greqi, Qipro, Itali, Francë, Poloni
GEOPONIKO PANEPISTIMION Greece, (lead partner)
Objektivat
- Identifikikimi i sfidave dhe mundësive, dhe krijimi i politikave më të mira për praktikat agro-mjedisore.
- Përmirësimi i teknologjive të monitorimit dhe menaxhimit për bujqësinë.
- Të ndihmojmë njerëzit të marrin masa kundër ndotjes dhe t’i drejtojmë ata drejt përdorimit të zgjidhjeve inovative për të mbrojtur tokën, ujin dhe oqeanet.
Rezultatet e pritshme
- Shkencore: Integrimi i teknologjive të reja të monitorimit dhe zgjidhjeve brenda një kuadri modelimi, adoptimi i zgjidhjeve Path4Med dhe software i hapur.
- Shoqërore: Përmirësimi i monitorimit, krijimi i vendeve të reja të punës në mbrojtjen e tokës dhe ujit, menaxhim bujqësor me fokus te fermerët, ndërtimi i kapaciteteve, mbështetja e politikave të BE-së dhe fuqizimi i qytetarëve kundër ndotjes.
- Ekonomike/Teknologjike: Vlera e shtuar për biznesin nga modele të reja, zgjidhje digjitale në menaxhimin bujqësor, rritja e konkurrencës së BE-së dhe shtimi i vendeve të punës në mbrojtjen e tokës dhe ujit.
Grupet e synuara
- Organet publike (politikabërësit, autoritetet (lokale, kombëtare, BE), SHPU, OJQ, agjenci qeveritare)
- Sektori privat (investitorët e teknologjisë, ofruesit e shërbimeve dhe teknologjisë, ofruesit e zgjidhjeve, kompanitë e sigurimeve)
- Komuniteti shkencor (kërkuesit, partnerët e projektit, Qendra e Përbashkët Kërkimore, Institucionet Arsimore)
- Përdoruesit e drejtpërdrejtë (fermerët, këshilltarët, institutet publike bujqësore dhe organizatat bujqësore)
Kohëzgjatja: 48 muaj 2024 – 2028