Sot, në ambientet e People in Focus, u zhvillua një takim informues me temën e gamifikimit dhe rëndësinë e saj në punën me të rinjtë dhe në arsim. Ky takim u drejtua nga Kristi Prifti, si pjesë e aktiviteteve me qëllim ndarjen e informacionit pas trajnimit ndërkombëtar Play2Empower, që u zhvillua në Bansko, Bullgari, nga 21 deri më 29 qershor 2025.
Gjatë takimit, Kristi ndau përvojën e tij personale nga trajnimi dhe vuri në dukje rëndësinë e gamifikimit si një mjet inovativ për angazhimin dhe fuqizimin e të rinjve në mjediset arsimore.
Pjesëmarrësit u njohën gjithashtu me platformën Gamify 👉 www.gamifyouthwork.org, një burim praktik për ata që duan të zbatojnë gamifikimin në punën me të rinjtë.




#Play2Empower #Erasmus+