Në datat 19-21 shtator, ne morëm pjesë në takimin me partnerët për projektin tonë më të ri 𝗣𝗮𝘁𝗵𝟰𝗠𝗲𝗱 në qytetin e bukur të Athinës, Greqi. Në këtë takim morën pjesë 26 partnerë, mes tyre Universitete, Qëndra Kërkimore, OJQ, dhe Kompani nga 16 vende të ndryshme europiane. People in Focus u përfaqësua nga drejtoresha ekzekutive, znj.Armelia Barci.
Së bashku, sao kemi hedhur hapat e parë në këtë projekt mjaft të rëndësishëm që ka për qëllim të trajtojë ndotjen e ujit dhe tokës në sistemin Agro-Hidrologjik Mesdhetar.
💧🌾Ne synojmë të sjellim risi dhe të implementojmë modele inovatore të integruara për një bujqësi sa më të qëndrueshme.
🚀 Ky takim i parë midis Partnerëve të ndryshëm, ishte thelbësor për krijimin e menjëhershëm të një mjedisi pune bashkëpunues dhe konfidencial dhe për fillimin e planifikimit të aktiviteteve të ardhshme të një projekti që do të zgjasë plot 48 muaj!
🌱💧 Jemi mjaft të lumtur që kemi nisur këtë rrugëtim drejt bujqësisë së qëndrueshme!
𝗣𝗮𝘁𝗵𝟰𝗺𝗲𝗱 është një projekt Kërkimor dhe Inovator, i financuar në kuadër të programit më të madh kërkimor në Evropë #HorizonEurope #SoilMissionProgram i mbështetur nga Bashkimi Evropian. 🇪🇺
Ky projekt udhëhiqet nga studiues të mirënjohur në fushën e bujqësisë Ερευνητική Μονάδα GIS ΓΠΑ e Γεωπονικό Πανεπιστήμιο Αθηνών – Agricultural University of Athens -Οfficial.
#path4med #HorizonEurope #watersoilsolutions