Thirrje për pjesëmarrës – Fenomeni Hikikomori në Tiranë.

💡People in Focus ju fton të merrni pjesë në trajnimin me temë “Fenomeni Hikikomori – Izolimi social tek të rinjtë”. Ky trajnim synon njohjen me këtë sindromë, identifikimin e shenjave të para të izolimit social dhe parandalimin duke ngritur kapacitetet nëpërmjet edukimit jo-formal.

https://beyondthedoorstep.weebly.com

📕 Kush mund të marrë pjesë? Profesionistë të fushës së shëndetit mendor, mësues, punonjës rinorë, profesionistë që punojnë me të rinj dhe të interesuar në problemet sociale që prekin komunitetin tonë.

Ju do të kuptoni më shumë mbi:
* Ҫfarë është Hikikomori?
* Faktorët që nxisin Hikikomorin?!
* Cili është roli ynë në parandalimin e përhapjes së këtij fenomeni në rritje?

Linku për të aplikuar :

Aplikimet mbyllen më 6 Shkurt 2024.

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të programit Erasmus+ 🇪🇺 Në bashkëpunim me YouNet , Udruženje MenssanaPeople in FocusIFFSIstanbul

Skip to content