Thirrje për Punësim me kohë të pjesshme pranë People in Focus – Asistent/e Projektesh

People in Focus shpall mundësinë për të aplikuar ne pozicion Asistent/e Projektesh me kohë të pjesshme, në menaxhimin dhe implementimin e projekteve të financuara nga BE.

Kriteret për Aplikim:

  1. Arsimimi:
    • Diplomë e nivelit të lartë (Master) në Menaxhim Projektesh, Ekonomi, Shkenca Sociale, Administrim Publik ose fusha të ngjashme.
  2. Eksperienca dhe aftësitë e kërkuara:
    • Të paktën 2-3 vite përvojë pune në menaxhimin e projekteve të financuara nga BE.
    • Njohuri të mira mbi rregullat, procedurat dhe politikat e financimit të BE-së 
    • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe organizative për menaxhimin e dokumentacionit të projekteve, raporteve financiare dhe aktiviteteve përkatëse.
    • Përdorimi i mjeteve dhe aplikacioneve për menaxhimin e projekteve (p.sh. Excel, Google Workspace, dhe software të tjerë të menaxhimit të projekteve).
    • Aftësi të dëshmuara/ referenca për të punuar në një ekip ndërkombëtar dhe për të komunikuar me partnerë të huaj.
  3. Përgjegjësitë:
    • Asistim në menaxhimin dhe implementimin e aktiviteteve të projekteve të financuara nga BE.
    • Pjesëmarrje në përgatitjen e raporteve për aktivitetet dhe financat e projektit.
    • Monitorimi dhe raportimi mbi zbatimin e aktiviteteve të projektit dhe përputhshmërinë me afatet dhe objektivat.
    • Mbështetje në proceset e vlerësimit dhe auditimit të projekteve.
    • Koordinimi i aktiviteteve të përditshme të projektit dhe mbështetje në komunikimin me partnerët.
  4. Kualifikimet shtesë:
    • Njohuri e avancuar e gjuhës angleze, dhe/ose një tjetër gjuhë e BE-së (p.sh. frëngjisht, gjermanisht) përbën avantazh.
    • Aftësi të shkëlqyera në komunikim, si me gojë ashtu edhe me shkrim.
    • Motivim dhe angazhim për të kontribuar në zhvillimin e projekteve që mbështesin integrimin evropian dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Vendodhja: Tiranë

Aplikimi: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi deri më datën 12 Shkurt 2025 në adresën e email info@peopleinfocus.org.

Skip to content