Trajnim i Trajnerëve në Tiranë – Projekti VRinVET

📍Tirana, Shqipëri

Në muajin mars, People in Focus zhvilloi me sukses Trajnimin e Trajnerëve VRinVET në Tiranë, Shqipëri, në bashkëpunim me Kolegji Universitar Luarasi dhe Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Ky trajnim pati pjesëmarrjen e edukuesve dhe profesionistëve, të gatshëm për të eksploruar integrimin e Realitetit Virtual në arsimin profesional.

Pjesëmarrësit u angazhuan në sesione praktike me pajisje të Realiteti Virtual , mësuan të krijojnë mjedise ndërvepruese duke përdorur SimLab Composer dhe zbuluan mënyra inovatore për të përmirësuar të mësuarit përmes kësaj teknologjie të re. 🌍💡

Skip to content