Trajnimi i Trajnerëve në Tiranë -VET4GSEB

Më 19-20 Shtator 2024, People in Focus, në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Zejtarisë, organizoi me sukses Trajnimin e Trajnerëve në kuadër të projektit të financuar nga BE, “VET4GSEB – Partneriteti i AFP-së për Energjinë Elektrike të Gjelbër dhe Inteligjente në Ndërtesa”! 🔋🏗️

🔧 Trajnerë, profesionistë të fushës së AFP-së, u pajisën me mjete, materiale dhe zgjidhje inovative për të përmirësuar programet e trajnimit dhe për t’i përshtatur me zhvillimet më të fundit në sektorin e energjisë së gjelbër dhe ndërtesave inteligjente. 🌱🏢

🎓 Me përfundimin e kursit online, ata morën çertifikimin Europass, duke i hapur dyert drejt mundësive të reja dhe të gjelbra në sektorin e energjisë së rinovueshme dhe teknologjive smart!

Ky projekt është realizuar me partnerët tanë nga Bullgaria, Turqia, Ukraina, Armenia dhe Gjeorgjia, dhe bashkëfinancohet nga programi Erasmus+. 🇪🇺

Skip to content