Implementuar nga:
People in Focus nga Shqipëria
Let’s Do It, Peja! Nga Kosova
INNOVA Lab nga Maqedonia e Veriut
Connecting nga Serbia
Vendi i Zbatimit: Tirana, Bitola, Peja dhe Pancevo
Kohëzgjatja: Mars – Tetor 2021
Objektivat:
- Të nxisë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit si dhe të fuqizojë të rinjtë në fushën e turizmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
- Rritja e kapaciteteve të OJF-ve mbi edukimin jo-formal dhe shkëmbimin e të rinjve vulnerabël në fushën e turizmit.
Rezultatet e Pritshme:
- Të rritet bashkëpunimi, shkëmbimi dhe aktivizimi i të rinjve në Ballkanin Perëndimor
- Të ndikojë në ndryshimin e sjelljes së të rinjve dhe të nxisë bashkëveprimin ndërmjet tyre për të forcuar lidhjet e Ballkanit Perëndimor përmes turizmit kulturor, historik dhe rural.
- Promovimi i turizmit lokal
- Rritja e kapaciteteve të OJF-ve për të zhvilluar aktivitete jo-formale për të rinjtë të kategorive të ndryshme me fokus turizmin
Grupet e Synuara:
- Të rinjtë nga 18-30 vjeç nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova
- Të rinjtë që nuk kanë marrë pjesë në shkëmbime rinore
- Të rinjtë që angazhohen në shoqërinë civile
- Të rinjtë jo në punësim,arsim ose trajnim
- Të rinjtë nga zonat rurale
- Të rinjtë në vështirësi ekonomike
People in Focus dhe partnerët e tij mbështeten nga RYCO në kuadër të thirrjes së 4-të të hapur për project-propozime të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.